South Carolina lejon pushkatimin si dënim me vdekje

Ligjvënësit në shtetin e South Carolina-s në SHBA, do të lejojnë që pushkatimi të jetë një ndër metodat e pranuara për të dënuarit me vdekje.

Tashmë, një ekip pushkatues mund të japë shkrepjet e fundit të jetës së një të dënuari, në rast se injeksioni fatal mungon ose nuk pranohet nga i burgosuri vetë.

Marketing

Kjo është cilësuar si një metodë mesjetare nga një pjesë e ligjvënësve. Gjithsesi, në shtetin jugor amerikan, nuk ka asnjë dënim me vdekje që prej vitit 2011.

Vështirësitë e krijuara me prokurimin e injeksioneve vdekjeprurëse dhe krijimin e një përzierjeje të veçantë për këtë synim, i ka shtyrë politikanët të marrin këtë vendim më praktik.

Fjala e fundit gjithsesi, do t’i takojë Senatit. Guvernatori republikan, Henry McMaster, ka deklaruar a priori, se do ta firmosë ligjin sapo të shkojë në tryezën e tij. Kështu, duke shprehur mbështetje të pakushtëzuar pro tij.

“jemi një hap larg sigurimit të drejtësisë për familjet, të dashurit e të cilëve janë cenuar nga persona të caktuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Momentalisht, South Carolina ofron vetëm dy metoda për dënimin me vdekje. E para është ajo e injeksionit dhe e dyta ajo e karriges elektrike.

Përveç tre të burgosurve, të tjerët kanë zgjedhur metodën e injeksionit fatal. Gjithsesi, vitet e fundit është bërë shumë e vështirë të gjenden medikamentet e duhura për atë procedurë.

Karrigja elektrike është thuajse e pamundur të zgjidhjet nga asnjë prej tyre.

Duke u bazuar në ligj, një i dënuar me vdekje duhet ta vuajë dënimin me metodën që ai vetë zgjedh. Në rast të kundërt, ajo është e pa aplikueshme.

Pikërisht për këtë shkak, ligjvënësit e South Carolina-s, kanë vendosur t’i japin një “metodë të tretë alternative”.

Marketing