SpaceX bën historinë, nis dy astronautë të NASA-s në Hapësirë (Video)

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi të shtunën ka nisur dy astronautë të NASA-s drejt Hapësirës.

Marketing

Pajisja e kësaj kompanie është nisur nga vendi i njëjtë, që është shfrytëzuar për nisje në Hënë më 1969.

Kjo nisje konsiderohet tejet e rëndësishme, pasi është hera e parë që një pajisje private bart astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kjo është hera e dytë e tentimit të realizimit të këtij misioni në Hapësirë, pas dështimit të së mërkurës si pasojë e motit të ligë.

Doug Hurley dhe Bob Behnken janë dy prej astronautëve më me përvojë të NASA-s, pasi secili pre tyre ka realizuar dy fluturime në Hapësirë deri më tash.

Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka pasur prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë më 2011.

blob:https://www.evropaelire.org/83ddbf1b-385c-48cb-9d97-1bb7d9f5eeaf

Marketing