Spadafora paralajmëron skudrat e Serie A për dëmet ekonomike: Kurrë nuk do të jetë si më parë

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka dhënë një paralajmërim serioz për skuadrat italiane.

Marketing

Serie A, njësoj si shumica e kampionateve evropiane vazhdon të jetë i suspenduar, dhe si pasojë dëme të mëdha ekonomike priten për skuadrat.

Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe Spadafora, i cili ka ndarë 400 milionë euro për t’i ndihmuar klubet.

“Sporti nuk është vetëm futbolli, dhe futbolli nuk është vetëm Serie A. Unë do të nënshkruajë një plan 400 milionësh për të ndihmuar sportin, për të ndihmuar nivelin amator” ka thënë Spadafora.

“Për Serie A, në anën tjetër, pres kërkesa për ndryshum. Klubet e mëdha jetojnë në luks, me paga milionëshe të lojtarëve. Ata duhet të kuptojnë që pas krizës, asgjë nuk mund të jetë si më parë” ka shtuar ministri.

Duket se skuadrat e Serie A duhet të bëjnë edhe një herë kalkulimet, me të rifilluar sezoni.

Marketing