Analisti, Artin Spahiu ndjenë se disa bërlloqe po mundohen që të infiltrohen në partinë e Ali Ahmetit për të shkatërruar atë si vlerë kombëtare. Sipas tij BDI-ja është vlerë kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë në shekullin e fundit.

“BDI, si pasuesja e UÇK-së, është vlera më e madhe kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë në shekullin e fundit. Ajo duhet të rruhet, mbahet, pastrohet dhe mos fëlliqet nga bërlloqet e brendshme të infiltruar me qëllimin e vetëm- shkatërrimin e asaj vlere kombëtare!” ka shkruar Spahiu.