Spanja fiton dramën e tetë golave ndaj Kroacisë, kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2020”

Spanja ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” pas fitores ndaj Kroacisë.
Spanjollët pas plotë 120 minutave lojë, triumfuan me rezultat 3 – 5.

Marketing

Spanja qysh nga minuta e parë dominoi në të gjitha aspektet edhe pse Kroacia kaloi e para në epërsi.

Një gafë e bërë nga portieri Unai Simon që nuk e pranoi topin e Pedrit (20′), bëri që kroatët të jenë në avantazh.Por, Spanja barazoi rezultatin përmes Pablo Sarabia, që shënoi pas një topi të kthyer (38′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe 45-mintuëshi i dytë u dominua plotësisht nga Spanja.Fillimisht, Cesar Azpilicueta u asistua për mrekulli nga Torres dhe lehtësisht me kokë realizoi për të vendosur Spanjën në epërsi (57′).Për golin e tretë u përkujdes Ferran Torres që pranoi një top të bukur nga Pau Torres dhe e konkretizoi në gol këtë kundëraksion të shpejtë (77′).

Pavarësisht dy golave disavantazh, Kroacia nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte dy herë për të dërguar lojën në vazhdime.Orsic ngushtoi epërsinë (85’), derisa Pasalic në minutat shtesë realizoi për rezultatin 3 – 3 (90+2).

Sidoqoftë, edhe në vazhdime, Spanja ishte më e mirë. Ishte sulmuesi Alvaro Morata që realizoi supergol pas harkimit të Olmos (100’) për t’i dhënë prapë avantazhin “La Rojas”.Pas vetëm tre minutave, Oyarzabal shënoi për epilogun përfundimtar, Kroaci 3 – 5 Spanjë.

Tani, Spanja në çerekfinale do përballet me fituesin e takimit, Francë – Zvicër, që nis në ora 21:00.

Marketing