Spanja sot pritet të ratifikojë Protokollin për në NATO

Edhe krahas krizës me virusin korona, Senati i Spanjës sot pritet të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll.

Marketing

Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje është shtyrë për shkak zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing