Spanjë/ 812 viktima nga koronavirusi vetëm në një ditë

Pas Italisë, Spanja renditet vendi i dytë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, Spanja regjistron 812 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Deri më tani, janë shënuar 7.340 viktima dhe 85.195 të infektuar. Rreth 17 mijë persona janë rikuperuar.
Ndërkohë, koordinatori i Aleancave të Shëndetit dhe Emergjencave, Fernando Simón “ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin. Ai u izolua në shtëpi pas etheve që kishte dje”, sqaroi Dr. María José Sierra.

Marketing

Qeveria ka dekretuar që gjatë periudhës së vlefshmërisë së gjendjes së alarmit, çmimet e shërbimit funeral nuk mund të jenë më të larta se çmimet që ishin në fuqi para 14 marsit.

Marketing