DVD 1017 (05-09-20) Aglomeracion en la calle Preciados, Madrid. Foto: Olmo Calvo

Në Madrid kontrolli ndaj pacientëve me COVID-19 sa vjen e bëhet më i pamundur.

Është kërkuar një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe grupin e ekspertëve anticovid për të kërkuar mbështetje urgjente ushtarake për të kryer mbi gjysmë milioni teste dhe dezinfektimin e 37 zona që po iu nënshtrohen kufizimeve në lëvizshmëri dhe aktivitet, për shkak të rritjes së të prekurve.

Kërkohen gjithashtu 222 trupa, përfshirë policët dhe civilë të cilëve do t’u besohet detyra e verifikimit të karantinave, si dhe 300 mjekë shtesë në sistemin shëndetësor të Madridit.

Në Spanjë gjatë 24 orëve u regjistruan 10.799 të infektuar dhe 241 viktima që ndërruan jetë nga COVID-19. Spanja është shteti i pestë me rritjen më të madhe në botë për sa i përket rasteve të reja me koronavirus për frymë.