Spanjollët ia huqin me të madhe: Kroacinë e prezantojnë si Serbi gjatë intonimit të himnit, shpërthejnë kroatët

Regjia spanjolle e ka bërë një gabim amatoresk dhe skandaloz gjatë intonimit të himneve para ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë, në Kampionatin Botëror U-21 të hendbollit
Organizatori i Kampionatit Botëror U-21 të hendbollit e ka bërë një huqje të madhe gjatë intonimit të himneve para ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Në fakt, në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë, spikeri zyrtar e prezantoi Kroacinë si Serbi, duke thënë se është koha që të dëgjohet himni i Serbisë.
Mirëpo, këtë gabim skandaloz regjia spanjolle e përmirësoi menjëherë duke kërkuar falje, ndërsa më pas u intonua himni kroat.

Pas reagimit të hendbollistëve dhe bankës kroate, por edhe të tifozëve në tribuna, nuk u lëshua himni serb.
Regjia spanjolle ia kishte hequr flamujt Kosovës dhe Kroacisë në përballjen e tyre në këtë Botëror, duke zgjuar reagime të ashpra.

Edhe komentatori i televizionit kroat e akuzon organizatorin, Spanja për disa lëshime gjatë këtij turneu.

Marketing