Sparksi po rikthehet me një bashkëpunim tejet interesant

Ai njihet më së shumti për hitin e para disa viteve ‘Mu a lekt’.
Që nga ajo kohë, Sparksi numëron edhe shumë projekte të tjera teksa tash e një kohë është pasivizuar pak nga skena muzikore.

Marketing

Ndryshimi i menaxhmentit, jeta mes trevave shqiptare dhe Europës e kanë bërë të veten sidoqoftë, rikthimi i fuqishëm duket të jetë gati.

Përmes rrjeteve sociale, artisti ka paralajmëruar një bashkëpunim të fuqishëm me Escobars, reperin me bazë në Londër i cili shquhej për miqësinë e fortë të dikurshme me liderin e OTR, Noizyn.

Kënga e përbashkët e dyshes do të titullohet ‘Mashallah’ dhe del ditën e nesërme në orën 15:00.

Pritshmëritë për këtë bashkëpunim interesant janë goxha të mëdha dhe neve s’na mbetet gjë tjetër pos të fillojmë numërimin prapa drejt publikimit të këtij projekti muzikor.

https://www.instagram.com/p/B269zJMHmKJ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Marketing