Midis bashkësive fetare në Maqedoni në përgjithësi ekziston mirëkuptim, por ekzistojnë edhe një numër i madh i problemeve. Republika e Maqedonisë si shoqëri etnike dhe fetare heterogjene, vazhdimisht përballet me lloj të ndryshëm të sfidave. Megjithatë është mirë që ekziston harmonizim për komunikim, që ekziston një komunikim i vazhdueshëm i ndërsjellë.

Këtë e theksoi sot në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” doc. Aleksandar Spasenovski në promovimin e “Doracakut për të drejtat e bashkësive fetare dhe për lirinë e fesë në Republikën e Maqedonisë”, i cili është bashkëautor i publikimit së bashku me prof. Tanja Karakamisheva Jovanovska, të mbështteur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Sipas tij, ky lloj i literaturës shkencore do të kontribuojë për pasurimin e rëndësisë së studentëve, ndërsa do t’u ndihmojë edhe vetë bashkësive fetare. Debati shkencor, që organizohet së bashku me promovimin e librit në temë “Qeverisja e të drejtës dhe barazisë së bashkësive fetare në sistemin kushtetues juridik të RM-së”, thotë, është një mundësi që më shumë përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare si nga kisha ortodokse, nga bashkësia fetare islame, nga kishat e protestantëve, nga kishat katolike dhe nga bashkësia hebraike në një vend t’i këmbejnë mendimet e tyre rreth modelit të sekularizmit në Republikën e Maqedonisë.

“Angazhimi i fonacionit ‘Konrad Adenauer’ në RM, mes tjerash është edhe në drejtim të stabilizimit të atij dialogu ndër religjioz, që ndihmon për tejkalimin e stereotipave dhe problemeve që bashkësitë fetare kanë mes vete dhe me shtetin, gjegjësisht institucionet. Shpresoj se ky seminar do të ndihmojë rreth stabilizimit të klonës së sekularizmit në RM dhe mirëkuptim më të madh midis pjesëtarëve të të gjitha bashkësive fetare”, tha Spasenovski.

Përfaqësuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer” Hartmut Rank theksoi se publikimi i doracakut është mbështetur në kuadër të programit të tyre për qeverisjen e të drejtës në Evropën Juglindore.