Ish-ambasadori Gjorgji Spasov përmes një komenti ka shkruar lidhur me koalicionin e arritur LSDM – BESA, duke theksuar se kjo nuk po i konvenon BDI-së, e cila për çdo ditë po shfaqë reagime.

“Pasi që LSDM shpalli koalicionin parazgjedhor me BESA, BDI e ka kuptuar se copëzohet monopoli i saj për përfaqësimin politik të shqiptarëve. Jemi të vetëdijshëm se me krijimin e partive dhe koalicionimeve qytetare, partitë etnike po humbasin mundësinë që të jenë përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të bashkësisë së tyre etnike dhe se këtë e shohim si rrezik për shqiptarët.”, nënvizon Spasov. Sipas tij, pasi që u firmos marrëveshja për koalicionim mes maqedonasve dhe shqiptarëve, Bujar Osmani doli dhe tha se koalicioni i ri është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ai ka theksoi ndër të tjera se në vend që të urohet ky koalicion, po shfaqet si rrezik për defaktorizimin e votes shqiptare.