Spasovski apelon që interesi shtetëror të jetë prioritet i gjithë Qeverisë

Interesi shtetëror duhet të jetë prioritet i të gjithë ministrave dhe zëvendësve në këtë Qeveri teknike dhe këtu nuk ka dilemë, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili sonte para fillimit të seancës qeveritare u përgjigj në pyetjen gazetareske, si e vlerëson punën e Qeverisë, por edhe si e komenton procedurën e zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhje Ekonomisë së Ujërave, i cili në Berovë gjatë vizitës i incizoi të punësuarit në njësitin rajonal. Kërkoi që të gjithë në Qeverinë teknike të jenë përgjegjës, ndërsa interesat politike, partiake dhe të biznesit të mos i vendosin nën interesin e përgjithshëm dhe shtetëror.

Marketing

“Ne ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm, e ky është momenti kur Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Moment kur presim t’i hapim bisedimet me Bashkimin Evropian dhe kjo në mënyrë plotësuese na bën më përgjegjës në sjellje. Për këtë apeloj deri te të gjithë anëtarët e Qeverisë, sidomos deri te ato të opozitës, të cilët dukshëm konsiderojnë se vetëm interesi politik apo partiak është interes numër një për ta. Qytetarët nuk presin t’i tregojmë pritjet tona personale apo partiake, por ne para se gjithash duhet t’i plotësojmë pritjet e qytetarëve”, tha Spasovski.
Sa i përket procedurës së zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhje Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, Spasovski vërejti se këto janë siç tha sjellje nga koha e regjimit.

“Për fat të keq nuk kanë ndryshuar, as tani. Unë nuk kam qenë shumë befasuar, për shkak se personi i njëjtë ka punuar në atë periudhë edhe tani, ndërsa është shumë jopërgjegjëse si zëvendësministër plotësues të sillet në atë mënyrë. Në mënyrë plotësuese që xhirimi i të punësuarve, hyrja në zyra të të punësuarve, do të thotë sjellja e egër dhe e keqe ndaj të punësuarve nuk është standard, që do ta çmojë këdo qoftë, as opinionin vendor as atë ndërkombëtar”, thotë Spasovski.
Ai shtoi se organet duhet të zbatojnë hetim shtesë dhe të sigurojnë dëshmi në lidhje me këtë rast dhe siç tha të merret përgjegjësi, me qëllim që të dekurajohen ata që e prishin rendin e institucioneve.