Spasovski: Bogoevski po hetohet nga MPB-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se rasti i përgjimit të deputetit Pavle Bogoevski po hetohet nga ana e MPB-së me qëllim ndalimin e keqpërdorimit të përgjimeve dhe çdo lloj shkelje të të drejtave të njeriut. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për përgjimet që janë bërë nga institucionet.

“Ajo çfarë ndodhi ditëve të fundit është nën hetime. Opinioni publik në Maqedoni është dëshmitarë që nuk bëhet fjalë për përgjim nga institucionet e vendit, por se përgjimi është bërë përmes telefonit apo ndonjë mjeti tjetër, gjithsesi ne po punojmë dhe është mirë që të gjithë rastet e këtilla ti zbardhim me qëllim që të ndalim keqpërdorimin e përgjimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”- theksoi Spasevski.

Ndryshe sot deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE, ngritën zërin në përpjekje për të siguruar një Parlament të pastër nga narkotikët. Ata dorëzuan një nismë, që të hënën, të testohen të gjithë 120 deputetët nëse përdorin drogë. Nga Kuvendi thonë se nuk ka bazë juridike për testin e lëndëve narkotike.

Një nismë e tillë u iniciua pas bisedës së publikuar të deputetit Pavle Bogoevski, në të cilën ai porosit ti paketohet një substancë e ndaluar. Ai e konfirmoi origjinalitetin, duke thënë se po negocionte blerjen e vajit të kanabisit dhe jo kokainë, siç thuhet në regjistrim.

Gjithsesi prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për regjistrimin e deputetit Bogoevski. Gjithsesi prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për përgjimin e deputetit Bogoevski.