Spasovski: Do të ketë së shpejti veting në MPB, ndërsa duhet të zbatohet edhe në Prokurori dhe gjykata

Një ish i punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim me origjinë nga Struga, ndërsa tani pensionist, së bashku me djalin e tij janë kapur me tregti të 50 kilogramë drogë në Ohër. Dy të punësuar në MPB në kohën deri në vitin 2017, janë kapur si përdorin drogë nëpër rrugët e Shkupit, të vërtetuara dhe hetuara, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasvski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për arsyeshmërinë e vetingut që momentalisht zbatohet në DZK.

Marketing

Ministri paralajmëroi se një proces i këtillë së shpejti do të zbatohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke theksuar se vetingu duhet të bëhet edhe në institucione tjera, si Prokuroria dhe gjykatat.

“Kjo është e nevojshme sepse ekzistojnë argumente të fuqishme që tregojnë se persona të caktuar që janë pjesë e sistemit mbrojtës ose nuk është dashur fare të jenë në këtë sistem, ndërsa disa prej tyre nuk është dashur të kalojnë as nëpër rrugën ku ndodhet Ministria, e jo më punësohen në polici. Një pjesë e tyre janë prishur kur janë futur brenda”, tha Spasovski.

Ai potencoi se vetingu është procedurë e domosdoshme që të ndërtohet sistem dhe se nevojitet për qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë.

Sipas ministrit “falë” Qeverisë së kaluar, të cilën e quajti regjim deri në vitin 2017, u realizua mundësia që diplomat të blihen në kiosqe.

Ai tha se vetingu duhet të jetë në interes të opozitës dhe me këtë do të dëshmojnë se kanë ndryshuar dhe se duan diçka të bëjnë.

Marketing