Spasovski: Është identifikuar shpërndarësi i “bombave”

Përgjimet ilegale të bisedave telefonike mes drejtuesve të BDI-së, të cilat po publikohen në rrjetet sociale, kanë ngritur alarmin e institucioneve të vendit, që kjo dukuri duhet të vihen në binarët e ligjit.

Marketing

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, pret zgjidhje të shpejtë të rastit në fjalë, ndërsa bën të ditur se është identifikuar shpërndarësi i këtyre përgjimeve dhe i njëjti do të përballet me drejtësinë.

“Bëhet fjalë për një person që i ka nxjerrë këto përgjime, është detektuar dhe ndaj tij do të veprohet. Ekipi ynë për krime kompjuterike është duke punuar në këtë rast dhe në bazë të procedurave të gjyqësorit do të veprojmë në bashkëpunim me ndihmën juridike ndërkombëtare, por edhe përmes bashkëpunimit ndërpolicor që procedura të ecën për zbardhjen e rastit në fjalë”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Marketing