Spasovski: Festat janë fuqi e madhe shpirtërore, të vazhdojmë së bashku nëpër rrugën e paqes dhe qetësisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dërgoi urime deri te kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefan, deri te përfaqësuesit e Sinodit të KOM-it dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë me rastin e festave të Buzmit dhe Krishtlindjeve, në emrin e Qeverisë dhe të tij personal.

Marketing

“Ditët e mëdha festive, siç janë Buzmi dhe Krishtlindjet janë forcë e madhe shpirtërore për secilin njeri, që t’i shohë sërish vlerat që sjellin ⬡⬡⬡⬡, siç janë ndershmëria, dashuria, kujdesi i ndërsjellë dhe ta përshtat veprimin e vet në bashkësi, në emrin e atyre vlerave. Ta vazhdojmë rrugën drejt paqes dhe qetësisë, drejt sigurisë dhe mirëqenies, duke vazhduar t’i kultivojmë unitetin, respektin, miqësinë, dashurinë e pastër dhe të sinqertë. Krishti lindi”, thotë Spasovski në urimin.

Marketing