Spasovski flet për incidentin: Kryetari i Çairit ka paraqitur kërcënime nga Valon Bela

Lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Çair, ku mbeti i plagosur drejtori i Gjinekologjisë Valon Bela, është prononcuar edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se kryetari i Çairit është ankuar nga kërcënime të marra prej Valon Belës.

Marketing

“Po e hetojmë rastin. Kemi disa denoncime nga kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu për kërcënime nga Valon Bela”, deklaroi Spasovski, transmeton Gazeta Lajm.
Ka reaguar edhe VMRO-DPMNE duke kërkuar dorëheqje urgjente të ministrit Oliver Spasovski, duke e akuzuar për paaftësi për të udhëhequr dikasterin.

Marketing