Spasovski: Garantojmë siguri për Mijallkovin dhe të gjithë të tjerët

Drejtori i Burgut të Kumanovës, Marjan Spasovski në paraqitjen e tij të sotme siguroi që institucionet korrektuese në vend janë të përgatitura dhe ofrojnë siguri për të gjithë të dënuarit ose të paraburgosurit, përfshi këtu edhe për ish drejtorin e DSK, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat.

Marketing

“I paraburgosuri Sasho Mijallkov gjendet në burgun hetimor në Shkup, deri në fuqizimin e aktgjykimit. Ku do të mbajë dënimin me burg, varet nga gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. Pasi të merr vendimin e gjykatësit do të lajmërohet në burgun që do t`i caktohet, pastaj ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme, pas realizimit të anamnezës sociale, psikologjike dhe pas caktimit të rrezikut të sigurisë. Kudo që të vendoset, ju siguroj që për momentin mund të garantojmë sigurinë e të paraburgosurit Mijallkov dhe të gjithë personave tjerë të dënuar ose të paraburgosur”, tha Spasovski.