Spasovski: Historia shkruhet me vendime të guximshme

Historia shkruhet me vendime të guximshme. Historia shkruhet me kompromise dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë mendonin se nuk ka dalje, janë ndërmarrë hapa të cilat na kanë tërhequr nga e kaluara dhe nga qorrsokaku dhe na i kthyen perspektivat për frymëzimet tona për anëtarësimin në NATO dhe në BE, në realitetin e tyre të plotë dhe mjaft të sigurt, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës në Lubojnë dhe në rajonin e Prespës, me të cilën shënohen dy vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë.

Marketing

Me Marrëveshjen e Prespës, shtoi Spasovski, nga izolimi total në skenën ndërkombëtare bëmë kthesë dhe e kthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën për zgjerimin e BE-së dhe fituam anëtarësim në NATO.

“Kjo është garancia më e fuqishme për sovranitetin territorial, garanci për sigurinë dhe stabilitetin. NATO është aleanca më e suksesshme ushtarake dhe politike në historinë e civilizimit botëror, ndërsa ne në të jemi krah më krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fuqishmit. Në mars 2020 BE solli vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 nuk e pengon Komisionin Evropian për ta finalizuar kornizën negociuese deri në fund të vitit 2020 dhe formalisht të fillojnë negociatat për anëtarësim në Union”, tha Spasovski.

Sipas tij, në rrugën tonë për anëtarësim drejt BE-së dhe NATO-s, Greqia tani jo vetëm se nuk na ka bllokuar por është edhe duke e ndihmuar integrimin tonë të përshpejtuar.

“Ky është edhe obligim i tyre me Marrëveshjen. Marrëdhëniet me Greqinë kurrë nuk kanë qenë më të mira. Kemi marrëdhënie bilaterale dukshëm më të përmirësuara, ka trend të përforcimit edhe të bashkëpunimit ekonomik. Jemi duke ndërtuar edhe miqësi dhe partneritet strategjik me ta dhe kjo është e mirë për qytetarët e të dyja vendeve. Përfundon realizimi i vendkalimit të ri kufitar me Greqinë – Markova noga në Prespë. Mundësitë e rritura për popullatën lokale do të kontribuojnë edhe për investime më të mëdha në turizëm, në ekonomi dhe në përgjithësi në zhvillim. Është riaktivizuar linja hekurudhore përmes Manastirit, ndërsa në plan është edhe hapja edhe e vendkalimit kufitar plotësues me Greqinë në pjesën kufitare të Komunës së Kavadarit. Kjo është edhe një prej mundësive për bashkëpunimin ndërkufitar dhe zhvillimin e mjediseve rurale prej dy anëve të kufirit. Mobilizim më i madh, bashkëpunim më i madh dhe zhvillim më i madh”, tha kryeministri Spasovski.

Marrëveshja e Prespës, sipas tij, është kompromis dinjitoz dhe i pranueshëm për të dyja anët. Dy shtetet, thotë, investuan nga diçka, por edhe të dyja shtetet fituan diçka prej tij. Përfitimi më i madh, potencoi është miqësia, mbështetja e ndërsjellë, mundësitë për ndërtimin e marrëdhënieve të afërta dhe bashkëpunimi më i fuqishëm në të ardhmen.

“Sot për Prespën di e gjithë bota. Në një proces të tillë të afirmuar i siguruam kufijtë e përhershëm për gjuhën maqedonase dhe për identitetin maqedonas. Ato tani njihen nga e gjitha bota dhe këtë nuk do të na e marrë më askush. Marrëveshje e Prespës është njohur edhe si model për zgjidhjen edhe të problemeve të tjera të ngjashme në botë. Është arritje e cila shërben si inkurajim por edhe për inspirim që edhe liderët e tjerë të sjellin vendime të tilla të rënda por edhe të domosdoshme për të ardhmen e shteteve të veta. Ky është investim i madh në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shembull për përkushtimin e fuqishëm të idesë për BE-në dhe për vlerat evropiane”, thotë Spasovski.

Marrëveshja e Prespës, thekson ai, është model për sjelljen evropiane, model për një Ballkan dinjitoz për shekullin 21 si pjesë e barabartë dhe e pashkëputshme të BE-së dhe të gjithë ne duhet të jemi krenarë për këtë.