Spasovski: Jam krenar për përqindjen e rritur të grave në MPB, në polici, në strukturat komanduese

Jam krenar për përqindjen e rritur të grave në strukturën udhëheqëse në Ministrinë të cilën e udhëheqim, në radhët e policisë, ndërsa veçanërisht në strukturat komanduese të policisë.

Marketing

Kështu ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, uroi 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në profilin e tij në Fejsbuk.

“Kemi punuar shumë në përgatitjen e Ligjit për parandalimin e dhunës familjare bashkë me sektorin joqeveritar dhe ministrinë adekuate që t’i eliminojmë të gjitha problemet e deritanishme dhe frenimet në veprimin gjatë parandalimit, zbulimin dhe sanksionimin e dukurive të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje”, shkroi sot Spasovski.

Shkroi se ai dhe udhëheqësia e MPB-së vazhdojnë me kundërshtimin e fuqishëm të edhe dukurive dhe formave të reja të dhunës në bazë gjinore të cilat, siç qëndron, e dëmtojnë dinjitetin dhe e rrezikojnë të drejtën e privatësisë së grave dhe vajzave.

“Kjo veçanërisht ka të bëjë me rastin Dhoma Publike, i cili na bashkoi të gjithëve në qëllimin e fuqishëm që të përshpejtohen procedurat për kriminalizim të këtyre veprave me ndryshim të Kodit Penal. Në drejtim të rritjes së efektivitetit, ditët e fundit intensivisht punojmë në përgatitjen e modaliteteve për formimin e Njësisë së veçantë për luftë kundër dhunës në bazë gjinore (Task fors). Kjo formë e re e veprimit do të përbëhet nga përfaqësues të disa organeve shtetërore, prokurorisë, gjykatës dhe strukturave policore, përfaqësues të sektorit qytetar, me qëllim të reagimit të shpejtë, sanksionim dhe parandalim të këtyre dukurive, por edhe krijimin e strategjisë për aktivitete të përbashkëta, duke filluar nga trajnimet e policisë dhe organeve të tjera shtetërore, në drejtim të përgjigjes efikase institucionale për luftën kundër dhunës në bazë gjinore dhe seksuale”, shkroi ministri Spasovski.

Marketing