Spasovski: Koha është për vendim të ri historik, më 30 shtator të votojmë për Maqedonin europiane

Para 27 vitesh qytetarët në referendum zgjodhën pavarësinë, sovranitetin dhe shtetësinë. Sot ne si gjeneratë kemi shansin historik gjithashtu në referendum të zgjedhim të ardhmen evropiane, për ne si edhe për gjeneratat e ardhshme, porositi sot para qytetarëve të Kërçovës ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Marketing

Theksoi se ky është shans historik që të votojmë PËR sigurimin e të ardhmes tonë si pjesë e barabartë e aleancave më të fuqishme – BE dhe NATO.

“Si shoqëri dhe si shtet nuk e kemi luksin e tillë për ta humbur këtë shans historik. Dhe prandaj, prej këtu prej Kërçovës evropiane, nga qyteti i cili i jeton dhe zhvillon vlerat evropiane bëj thirrje për vendosmëri”, theksoi Spasovski.

Bëri thirrje të gjithë qytetarët, së bashku, përsëri ta shkruajnë historinë dhe ta çojnë shtetin drejt së ardhmes më të ndritshme.

Marketing