Spasovski kryeministër teknik, Çulev në krye të MPB-së, Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Në njëqind ditët e ardhshme, duke filluar prej nesër Republika e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga qeveria teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara për më 12 prill, sipas marrëveshjes së partive më të mëdha politike në vend. Kuvendi sot deri në mesnatë pritet që ta zgjedhë qeverinë teknike, kryeministër i së cilës do të jetë Oliver Spasovski.

Marketing

Spasovski është zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa si kryeministër në qeverinë teknike vjen me propozim të organeve më të larta të partisë së tij amë, partisë në pushtet, gjegjësisht LSDM-ja propozoi edhe dy zëvendësministra shtesë, edhe atë në MPB – Sllavjanka Petrovska dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Sanella Shkrijel.

Në funksionin ministër i Punëve të Brendshme për herë të tretë është zgjedhur në maj të vitit 2017. Në periudhën e viteve 2006-2008, 2011-2014 dhe 2016-2017 ishte deputet në Kuvend. Paraprakisht kishte punuar si sekretar në Komunën e Kumanovës dhe si këshilltar i kryetarit të Kumanovës. Sipas biografisë së Spasovskit të publikuar në ueb-faqen e MPB-së, ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa për momentin është magjistër i Të Drejtës Administrative në fakultetin e njëjtë.

Sllavjanka Petrovska është shefe e deritanishme e kabinetit të Spasovskit në MPB, përderisa Sanella Shkrijel deri më tani ka punuar si njeriu i parë në kabinetin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale.

Në qeverinë teknike VMRO-DPMNE-ja propozon ministra të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Nake Çulev dhe Rashella Mizrahi, si dhe zëvendësministra shtesë të Financave Gordana Dimitrievska Koçoska, Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Nevenka Stamenkovska Stojkovski dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Propozim i VMRO-DPMNE-së për ministër të Punëve të Brendshme është Nake Çulev, profesionist shumëvjeçar në sferën e sigurisë, i cili kishte punuar në Agjencinë për Zbulim. Ai është kriminalist i diplomuar me studime pasdiplomike për paqe dhe zhvillim të Institutit për Studime të Mbrojtjes dhe Paqësore pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup. Në biografinë e Çulevit qëndron se ka vizituar Program për Terrorizëm dhe Studime të Sigurisë Xhorxhe Marshall, Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë nga Gjermania dhe Londra, Britania e Madhe. Ka përfunduar trajnim edhe në Akademinë Transatlantike (TASA) në Universitetin Bon në Gjermani. Ishte përsosur për transformim të konflikteve me mjete paqësore në Universitetin e Sofjes në Bullgari. Ishte pjesë edhe e shkollës për rrjet ballkanik për të drejtat e njeriut në Dubrovnik, Kroaci. Ka marrë pjesë edhe në forumin e sigurisë për komunikim strategjik dhe integrim euroatlantik që ishte pjesë e NATO-kolegjit për Mbrojtje. Ka përfunduar trajnime dhe përsosje në Britaninë e Madhe, Gjermani, Bullgari dhe shtete të tjera evropiane. Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 ishte drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Çulev është propozim i dytë për ministër të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike në VMRO-DPMNE. Opozita së pari e propozoi Dragan Koçavkin, kolonel në armatë, por pushteti nuk e mbështeti propozimin duke hapur dilemë se a është në pajtim me Kushtetutën.

Rashella Mizrahi, e cila duhet të jetë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, ka doktoruar në Universitetin “Bal Ilan” në Izrael. Përvojën e saj të punës e arriti në Institutin për Hulumtim në Kardiologji – Njuflend., Qendrën Mjekësore – Shiva, Izrael, si dhe në Fiziologji të reproduksionit, laboratorit në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” dhe shumë trajnime të tjera. Mizrahi ka punuar si konsulente në fondin global në kuadër të programit për tuberkulozë në Republikën e Maqedonisë, në monitorim në laboratorin në Izrael, si dhe asistent në Katedrën e Fiziologjisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Cvetan Tripunovski është propozuar si zëvendës-ministër i ri i Bujqësisë. Ai ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave si këshilltar shtetëror. Paraprakisht nga viti 2015 deri në vitin 2017 e ka kryer edhe funksionin drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, ndërsa në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2008 është njeriu i parë i laboratorit shtetëror fitosanitar. Tripunovski nga viti 2008 deri në vitin 2012 ishte deputet i VMRO-DPMNE-së. Me profesion është inxhinier i diplomuar i bujqësisë në Institutin e Bujqësisë në Shkup.

Si zëvendësministre shtesë e Financave do të propozohet Gordana Dimitrievska -Koçovska. Ajo është magjistre e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup. Është e punësuar në një kompani private si konsulente financiare në sferën e kontrollit dhe financave. Paraprakisht kishte punuar në ” Bankën Stopanska”, në Telekomin e Maqedonisë në sektorin e tatimeve, në Ministrinë e Financave në sektorin e borxhit publik, ndërsa njëherit në një periudhë të caktuar është edhe drejtoreshë e Financave në ELEM, në kohën kur me këtë kompani menaxhonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Dimitrievska -Koçovska merr pjesë në trajnime, përsosje profesionale dhe certifikate ndërkombëtare nga më shumë sfera, si është analiza e raporteve financiare, analitikë kontable, menaxhim, kontroll dhe menaxhim, ka përfunduar edhe Akademinë për Kontroll në Menaxhment-qendrën Beograd, ndërsa është licencuar nga CA Akademie AG.

Deputetja aktuale e VMRO-DPMNE-së Nevenka Stamenkovska Stojkovski është propozuar për zëvendësministre të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Paraprakisht kishte punuar në SÇE dhe në Agjencinë për Investime të Huaja, ku ishte koordinatore e promotorëve ekonomikë dhe ka punuar në tërheqjen e investimeve të huaja. Ajo është magjistre e Të drejtës Evropiane dhe e Të Drejtës së Bashkimit Evropian. Ka njohuri dhe praktikë nga shumë trajnime ndërkombëtare, siç është puna në çështje që kanë lidhje me KB-në, e organizuar nga Sektori për Multilateralë i MPJ-së. Ishte e angazhuar në programin nacional për miratim të të drejtës së BE-së, koordinim të Fondeve të BE-së dhe trajnime të tjera.