Republika e Maqedonisë nuk mund të konsiderohet si destinacioni i fundit për emigrantët në lëvizje, por është vetëm korridor i emigrantëve, por kjo nuk do të thotë se përjashton nevojën për të sjellë Ligj cilësor në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, deklaroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seance e dytë e Grupit Punues 4 – Drejtësi, liri dhe siguri në temën “Azili – si mbrojtje ndërkombëtare dhe e përkohshme”.

Pikërisht për shkak kësaj në dekadën e kaluar, në vitin 2003, problematika e azilit kishte trajtim institucional dhe normativ, me çka duke u nisur nga angazhimi ynë euro integrues, ishte e nevojshme vendosja e rregullativës ligjore e cila do të mbështetet në standardet juridike ndërkombëtare dhe duke u harmonizuar me praktikën juridike të BE-së, theksoi Spasovski.

Sipas Spasovskit, tha se para dy muajve hyri në fuqi Ligji për mbrojtje ndërkombëtare dhe e përkohshme, si shtesë Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme.