Spasovski: MPB ka ngritur katër padi penale për djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në seancën për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër.

Marketing

Ai tha se MPB deri tani ka ngritur katër padi penale ndaj personave të dyshuar për këtë vepër. “MPB disa herë ka marrë masa për pasojat e këtilla të dëmshme, edhe pse masa kanë marrë gjithashtu inspektoratet tjera kompetente nëpër komuna”, tha Spasovski.

Ai shtoi se ka denoncime për dy raste të djegies së kallamit dhe vjedhjeve në këto vende, gjegjësisht uzurpim të tokës së mbrojtur përreth liqenit.

Marketing