Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp tha se ministria që ai drejton po merr të gjitha masat për siç tha ai gjetjen e të arratisurit Sasho Mijallkov.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar biseda me 10 persona, në mesin e të cilëve pjesëtarë të familjes dhe sigurimit. Janë marrë telefona, dokumente dhe pajisje tjera. Më lejoni që të hedh poshtë kategorikisht të gjitha shpekulimet për çfardo marrëveshje. MPB ka marrë të gjitha masat në dispozicion për të siguruar të arratisurin dhe aktivisht punon në gjetjen e të arratisurit dhe dorëzimin para drejtësisë”, tha mes tjerash Spasovski