Policia nuk ka përdorur aspak forcë, aksioni është zbatuar sipas rregullave, shkroi ministri i Punëve të Brendshme në profilin e tij në Fejsbuk, lidhur me aksionin, i cili u zbatua të shtunën në objekte hotelierike, me ç’rast janë arrestuar disa persona.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në MPB nëse janë përballur me sjellje joadekuate të policisë.

“Në mesin e mysafirëve të ndershëm kishte edhe prej atyre të cilët ishin armatosur në mënyrë të paligjshme, të cilët posedonin narkotikë, disa sulmuan policët dhe disa refuzuan të veprojnë sipas urdhrave të policisë.

Klubet e natës janë vende për argëtim, por duhet të jenë të sigurta, ndërsa ligjvlen për të gjithë njëlloj”, shkroi Spasovski.