Spasovski në takim me udhëheqësit fetarë: Shëndetit i qytetarëve prioritet

Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar me udhëheqësin e Komisionit për raporte me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, u takua me udhëheqësit fetare në vend.

Marketing

“Mbështetje e fortë për trajtimin e virusit korona dhe qëndrim i përbashkët se shëndeti i qytetarëve është prioriteti kryesor”, deklaruan nga kabineti i kryeministrit Spasovski.

Në takim u përshëndetën masat dhe hapat që i ka marrë Qeveria për parandalimin e virusit, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Bashkësitë fetare shprehën mbështetje të fortë për t’u bë gjithçka që është e mundur nga të gjithë palët për menaxhimin e situatës. Gjithashtu udhëheqësit fetarë informuan kryeministrin për masat që i kanë marrë ata për mbrojtjen e besimtarëve.

“Qëndrimi i përbashkët është që shëndeti i qytetarëve është prioriteti kryesor dhe gjithë në shtet, përfshirë edhe bashkësitë fetare dhe besimtarët, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë me qëllim që të kontribuohet në parandalimin e një zgjerimi të virusit dhe pasojave të padëshiruara”, deklarojnë nga kabineti i kryeministrit.

Marketing