Spasovski: Nuk kanë qenë objektiv të gjithë banorët e Lubotenit, por vetëm ata që kanë bërë tregti në mënyrë joligjore

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve është pyetur në lidhje me aksionin policor në fshatin Luboten të Shkupit, ku u sekuestrua sasi e madhe e duhanit.

Marketing

Spasovski tha se nga 400-500 shtëpitë kontrolle ka pasur në vetëm 9 objekte dhe se objektiv nuk kanë qenë të gjithë qytetarët, por vetëm ata që sipas tij, kanë bërë tregti ilegale me duhanin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dini se ka ndalesë ligjore për llojin e duhanit ‘Virxhinija’. 14 ton janë konfiskuar. Janë marrë 5 makina për prerje të duhanit nga fshati, që është absolutisht e ndaluar”, tha Spasovski.

Ai shtoi se aksioni është udhëhequr për një kohë të gjatë dhe se personat e arrestuar kanë pasur më herët padi penale.