Spasovski: Opozita ta respektojë ndalesën për tubime

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i bëri thirrje opozitës, e cila paralajmëroi protesta në disa qytete, që ta respektojë ndalimin e tubimeve publike, në mënyrë që të mbrojë shëndetin dhe të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Marketing

“Apeloj që të respektohen masat, sepse nëse ekziston një vendim që nuk ka mundësi për tubime dhe protesta, ajo të mos bëhet para se gjithash për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Nëse prioriteti ynë i lartë është të ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve, këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Mbrojtja nga Kovid-19 nuk do të thotë pushtet, opozitë, fe apo komb, por do të thotë të gjithë së bashku në luftën kundër këtij armiku dhe ta ruajmë shtetin, njerëzit dhe shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Spasovski.

Duke iu përgjigjur një pyetje gazetareske në lidhje me kërcënime të caktuara nga disa udhëheqës të opozitës, ai tha se situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme, e qetë pa asnjë bazë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Kërcënimet nga persona të caktuar nga partitë e opozitës, theksoi Spasovski, janë duke u përcjellë, por ato nuk paraqesin ndonjë problem për rendin dhe qetësinë publike.

Në protestën e djeshme të VMRO-DPMNE-së për shkak të qëndrimeve të shprehura nga kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për BGNES, u paralajmëruan protesta dhe bllokada në disa qytete të vendit.

Marketing