Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi në izolim shtëpiak

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës është pozitiv ndaj Kovid-19, ndërkohë që ai gjatë ditës së djeshme mbajti një mbledhje me Shtabin e Krizës ku morën pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i arsimit Arbër Ademi, këta të fundit për momentin shkojnë në izolim shtëpiak, edhe përkundër që në mbledhjen në Kumanovë të gjithë funksionarët e Qeverisë kanë respektuar dhe zbatuar protokollin për mbrojtje.

Marketing

Megjithatë puna e qeverisë do të vazhdoj pa ndërprerje përmes veglave digjitale të komunikimit.