Spasovski-Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin e negociatave inkuadruese

Prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO.
Këtë e ka theksuar i dërguari special i sekretarit amerikan të shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer sot në takimin me kryeministrin Oliver Spasovski, në margjinat e Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe Bankën
Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim në Londër, duke e përsëritur përcaktimin e vendit të tij për mbështetjen e reformave dhe zbatimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim edhe njëherë është konfirmuar miqësia dhe partneriteti strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa u veçua lidershipi i vendit në bashkëpunimin rajonal.

Në këtë drejtim, thuhet, kryeministri Spasovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në plotësimin e obligimeve të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, të cilët morën mirënjohje se janë realizuar në frymën e vlerave evropiane dhe se janë shembull i ndritur në zgjidhjen e kontesteve bilaterale në rajon, qëndron në kumtesë.

Marketing