Spasovski për FTV BeH: Bashkëpunimi rajonal e kaloi testin edhe në ballafaqimin me virusin korona

Kryeministri Oliver Spasovski në emisionin “Përgjigjuni njerëzve” në televizionin federal të Bosnjës dhe Hercegovinës dedikuar gjendjes dhe ballafaqimit me krizën shëndetësore-ekonomike për shkak të virusit korona në vendet e rajonit, informoi për momentin aktual në këtë temë në shtetin tonë dhe theksoi se strategjia për përgjigje të këtij kërcënimi jep rezultate me më shumë të shëruar se sa të sapo sëmurë, dhe se kjo është rezultat i disiplinës së qytetarëve të cilët i pranuan masat si të nevojshme, pastaj të përkushtimit të madh të punonjësve shëndetësorë, të punësuarve në MPB dhe në Armatë të cilët në këtë periudhën janë në nivel të detyrës dhe masat zbatohen me disiplinë maksimale.

Marketing

Në këtë emision, në të cilin mysafir ishin edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministër i Tregtisë dhe Telekomunikimeve Rasim Lajiç dhe ministri i Sigurisë së Bosnjës e Hercegovinës Fahrudin Radoniç, temë e bisedës ishin edhe masat ekonomike të cilat i ndërmarrin vendet e rajonit për zbutjen e pasojave për biznesin dhe ekonominë.

Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, Spasovski ka theksuar se shumë shpejtë me masat për mbrojtje nga virusi korona nga aspekti shëndetësor, erdhën edhe masat ekonomike për menaxhim nga pasojat për biznesin dhe ekonominë.

“Me pakon e parë të masave intervenuese ishin përfshirë 254 kompani dhe 2.853 të punësuar në kompani mikro, të vogla dhe të mesme. Bashkë me ciklin e tretë për këto masa janë siguruar diç më shumë se 10 milionë euro. Vijon realizimi i pakos së dytë të masave ekonomike që kryesisht parasheh ndihmë direkte prej 14.500 denarë në muaj për secilin të punësuar, për muajt prill dhe maj, për të gjitha firmat e prekura nga kriza. Shuma të cilën do ta marrë secili punëtor nga kompanitë të cilat do të aplikojnë, për dy muajt, prill dhe maj, është gati 500 euro, gjegjësisht nga 14.500 denarë në muaj. Përveç se të ruhen pagat e të punësuarve, kjo masë është e dedikuar edhe për ruajtjen e vendeve të punës”, tha kryeministri Spasovski në emisionin “Përgjigjuni njerëzve” të Televizionit federal të BeH.

Spasovski foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në zgjidhjen e çështjeve të shumta me urgjencë që e vendosi kriza shëndetësore-ekonomike me virusin korona, dhe theksoi se kjo veçanërisht erdhi në pikëpamje në organizimin e zbatimit të korridoreve të sigurta humanitare me të cilat u sigurua kthimi i shtetasve nga Maqedonia e Veriut nga vendet me rrezik të lartë në atdheun e tyre dhe me këtë bashkëpunimi rajonal e kaloi testin.

Një nga çështjet me interes në emision ishte edhe kriza e emigrantëve për të cilën ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut mori qëndrim që të lejojë hyrjen e emigrantëve në territorin e tyre dhe se po zbaton politikë të zero tolerancës sa i përket përpjekjeve eventuale që emigrantët ta kalojnë kufirin.