Spasovski: Për kryeministrin teknik vendosin organet partiake

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski thotë se vendimi për kryeministrin teknik do të merret nga organet partiake.

Marketing

Ai thotë se është i përkushtuar që këto 20 ditë të punoj maksimalisht në projektet që ndodhen në MPB.

“Për mua më me rëndësi është interesi i qytetarëve të vendit, se sa ku do të jem unë pas 3 janarit. Unë dua maksimalisht me përkushtim dhe mirë ta kryej punën. Siç fillova në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më tej nga 3 janari, një gjë jam i sigurt, se do të jem në betejë për marrje të edhe një mandati në qeveri. Unë edhe njëherë ju rikujtoj, vendimet i sjellin organet partiake. Nuk dua që tani të them, zyrtarisht nuk kemi folur, pasi të vendoset, LSDM do ta informojë opinionin publikisht”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Marketing