Spasovski: Për një vit e gjysmë asnjë qytetarë nuk i është bashkangjitur ISIS-it

Terrorizmi dhe migrimi janë probleme serioze për Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke folur mbi rrezikun e sulmeve terroriste pas paralajmërimeve të fundit të ambasadës amerikane që qytetarët amerikan të kenë kujdes, pasi që ekziston rrezik nga sulmet terroriste, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

“Maqedonia ka persona, luftëtarë, të cilët kanë qenë në zonat e luftës jashtë vendit, në Siri, Irak dhe Afganistan edhe për këtë po merren hapa konkret. Është ndryshuar legjislativa dhe qëllimi ynë i parë kryesor ishte të formojmë Komitet nacional për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Me qëllim që mos të jenë vetëm hapa represioni, kemi punuar edhe në drejtim se si të ballafaqohemi me rekrutimet e reja dhe janë miratuar dy strategji. Për një vit e gjysëm nuk kemi asnjë person që është rekrutuar dhe është larguar nga shteti dhe ka shkuar në vijat e luftës në Siri apo diku tjetër”, potencoi Spasovski. (koha.mk)

Marketing