Spasovski për talljen me Zaevin: Protokoli duhet të jetë pak më i zgjuar

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në vizitën e tij në Qendrën për Trajnim në Idrizovë ku po vazhdon selektimi i nëpunësve ët rinjë policorë, në pyetje të gazetarëve për lëshimin e protokolit të kryeministrit Zaev në rastin e talljes nga dy komedianët rus tha se protokoli duhet të respektojë mënyrën e komunikimit të çdo bartësi të ndonjë funksioni shtetëror dhe publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Duke theksuar se raste të tilla nuk kanë ndodhur vetëm në Maqedoni të Veriut por edhe në shtete tjera, Spasovski potencoi se kjo nuk është diçka që është nën kontrollë direkte të MPB-së, por është punë e secilit nga kabinetet e Qeverisë, mënyrën e komunikimit etj.

“Në këtë drejtim nevojitet pak më tepër zgjuarsi në ndjekjen e propozimeve dhe protokoleve që mund të zgjidhen të gjitha këto punë”, dkelaroi ministri Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse janë ndjekur protokolet e sigurisë përshkak se për këtë është biseduar edhe në seancë qeveritare, Spasovski informoi se nuk ka informata të tilla dhe se nuk ka qenë prezent në seancën e fundit të Qeverisë.

Sa i përket bombave të vazhdueshme të El Chekës dhe paralajmërimeve se mund të ndodhë një “Kumanovë” e re në Shkup, ministri Spasovski deklaroi se gjendja është stabile, e qetë dhe nuk ka aspak indicje për shkatërrim të gjthë territorit të shtetit.

Mes tjerash, ai informoi se në MPB ekziston një repart i veçantë i cili meret me krim kompjuterik, ndërsa po përgatitet strategji për siguri sajber së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrisë për ADministratë dhe Shoqëri Informative, por kjo nuk dot ë zhvillohet vetëm tek ne dhe në rajon, por edhe gjithkund në botë.

Marketing