Spasovski: Përfundimet nga Procesi i Berlinit do të jenë shtytje në sigurinë kolektive evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp me kolegë të tij pjesëmarrës në konferencën ministrore që në kuadër të Procesit të Berlinit po mbahet në Poznanj të Polonisë, theksoi se kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendet nga Ballkani Perëndimor, sepse referohet për aktivitetet e ndërmarra dhe arritjet në temat e rëndësishme strategjike, por edhe në mënyrë që të kontrollohet ajo që është bërë dhe të këmbehen përvoja dhe propozime shtesë.

Marketing

Ato i referohen luftës kundër korrupsionit, emigracionit, bashkëpunimit rajonal në raport me kërcënimet e ndryshme të sigurisë si dhe udhërrëfyesi për zgjidhje të qëndrueshme për posedim ilegal, keqpërdorim dhe tregti me armë të vogla dhe të lehta dhe municion në Ballkanin perëndimor deri në vitin 2024.

Sip njoftojnë nga MPB, Spasovski theksoi se e tërë kjo është në drejtim të ndërtimit sa më dinamik të koncepteve dhe zgjidhjeve si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel rajonal në kundërshtim funksional dhe cilësor të të gjitha sfidave reale dhe anulimit të tyre në interes të sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe rajonal.

Lidhur me pjesën e paradites të konferencës, ministri Spasovski theksoi se është diskutuar për çështjet akoma të ndjeshme lidhur me proceset migruese, ndërkaq në kuadër të sesionit të parë përfundues të punës dhe rreth thellimit të bashkëpunimit rajonal për kërcënimet e përbashkëta të sigurisë, posaçërisht në kontekst të këmbimit më cilësor të informatave në luftën kundër tregtisë me njerëz, robëri moderne, kontrabandim të drogave.

Marketing