“Dy persona, njëri në Manastir dhe njëri në Veles janë arrestuar në lidhje me rastin ‘Dhoma Publike’, ndërsa merren masa dhe aktivitete edhe ndaj personave tjerë”.

Këtë e ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Pas një viti rikthehet “Dhoma Publike” në Telegram, shpërndahen fotografi eksplicite të vajzave nga Maqedonia

Spasovski shkruan se punojnë në koordinim me Prokurorinë Publike, me qëllim që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët.

Ndryshe, pas një viti, sërish u aktivizua grupi “Dhoma Publike” në rrjetin social “Telegram”, në të cilin shpërndahen foto eksplicite të vajzave nga Maqedonia, gjithashtu edhe kontaktet e tyre