Spasovski: Përtej partive, qeveri unike

Kryeministri, Oliver Spasovski, ftoi institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe zyrtarët e lartë që të zbatojnë ligjet në harmoni me kompetencat që kanë dhe të garantojnë siguri dhe shërbime për qytetarët.

Marketing

Pavarësisht origjinës partiake prej nga vijnë në Qeverinë teknike, zyrtarët e lartë duhet të vihen në funksion të qytetarëve dhe shtetit, tha kryeministri, Oliver Spasovski, në fjalimin drejtuar opinionit për çështje aktuale dhe angazhimin e qeverisë në periudhën që pason.

Sipas tij, vendi ndodhet në periudhë delikate si në aspekt të përgatitjes për zgjedhje të parakohshme parlamentare, po ashtu edhe në aspektin e integrimit euroatlantik.

“Është periudhë ku duhet të vijë në shprehje përgjegjësia personale, institucionale, politike dhe profesionale dhe të jepet kontributi më i mirë për qytetarët dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Të gjitha veprimet e çdo anëtari të pushtetit ekzekutiv duhet të dëshmojnë qartë se Qeveria dhe shteti janë në duar të sigurta. Çdo veprim politik i anëtarëve të Qeverisë, në çdo vijë të kiearkisë duhet të burojë nga përgjegjësia që t’u dëshmojmë qytetarëve se duhet të jenë të qetë.”,- deklaroi kryeministri, Oliver Spasovski.

Spasovski veçoi MPB-së si një nga dikasteret që duhet të garantojë siguri. Kërkoi që përplasjet e fundit mes ministrit teknik nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe zëvendësministres shtesë nga radhët e LSDM-së të tejkalohen me marrëveshjes dhe të mos ngarkohet opinioni me çështje banale.

“Është më se e domosdoshme dhe ky është prioriteti kryesor i të gjithë ministrave në qeverinë aktuale, pa përjashtim, që të sigurojnë vazhdimësi të funksionimit të institucioneve, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Të krijojmë hapësirë maksimale për vullnet demokratik të qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjen e qeverisë së re politikisht legjitime. Qeveri, e cila do të vazhdojë ta udhëheq RMV në rrugën e duhur si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e BE-së.”,- u shpreh kryeministri, Oliver Spasovski.

Të krijojmë hapësirë për zgjedhje model

Duke cilësuar organizimin e zgjedhjeve si përgjegjësi historike, Spasovski ftoi në bashkëpunim Kuvendin, KSHZ-në, Komisionin për Parandalim të Korrupsionit dhe vëzhguesit vendas dhe të huaj, institucionet, partitë politike, OJQ-të dhe qytetarët që japin kontribut në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, përkrahje për media të lira dhe informim profesional dhe të paanshëm.

Të gjitha këto për të motivuar qytetarët që të dalin lirshëm në zgjedhjet e 12 prillit.

Marketing