Spasovski: Po shqyrtojmë nëse ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Deri në fund të javës, do të vlerësohet nëse ka nevojë që të shpallet sërish gjendje e jashtëzakonshme, për herë të katërt, tha sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Shtip.

Marketing

“Nëse është e nevojshme, nëse kushtet kërkojnë që domosdoshmërish të marrim një vendim të tillë në mënyrë që përmes gjendjes së jashtëzakonshme më lehtë të përballojmë situatën, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani, për momentin nuk ka ndonjë vendim në lidhje me këtë”, theksoi Spasovski.

Marketing