Spasovski: Qeveria do të shpërblejë mjekët dhe personelin në repartet e klinikave infektive

Qeveria do të shpërblejë mjekët të cilët kanë qenë në vijë të parë të betejës kundër koronavirusit, tha në konferencën e sotme kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Marketing

“Bëhet fjalë për masa të targetuara, ndihmë e drejtpërdrejtë e shtetit edhe për qytetarët edhe për afarizmin. Mbështeten të gjitha kategoritë edhe grupet sociale edhe bizneset. Pakoja e tretë e masave ekonomike përveç është miratuar njëzëri në qeveri, ajo është edhe gjerësisht i mbështetur nga ekspertët, odat ekonomike, sindikatat.

Bëhet fjalë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për rritje të konsumimit, mbështetje e drejtpërdrejtë afarizmit, bujqësisë, shpërblime për mjekët dhe personelit mjekësor në repartet e klinikave infektive”, deklaroi Spasovski.

Ai tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, mjekët dhe personeli personal në klinikat infektive do të marrin 20 për qind rrogë më të madhe për dy muaj.

Marketing