Spasovski: Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për kufijtë, mbetet në fuqi vendimi i fundit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.

Marketing

“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tash, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri” deklaroi Spasovski.

Kjo përgjigje e Spasovskit vjen pasi nga burime të tij TV21 mësoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ia ka lënë në dorë qeverisë për ta sjellë një vendim të tillë./TV21

Marketing