Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza të tërë procesit për dhënien e dokumenteve personale në caktimin përmes telefonit të terminit që tani zbatohet përmes një kompanie private, në mundësi që tërë këtë aktivitet ta ndërmarrin shërbimet e MPB-së, me qëllim që procesi të përshpejtohet, lehtësohet, por edhe të jetë më i përshtatshëm financiarisht, ndërsa punohet edhe në atë që pasaportat t’i marrin në adresë të shtëpisë.

Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovksi, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Emilija Aleksandrova. Ajo kërkoi nga ministri të thotë si do të thjeshtësohet procesi i dhënies së dokumenteve personale në qytete më të vogla.

“Caktimi për dhënien e dokumentet personale është një problem serioz, duke e pasur parasysh se është bërë marrëveshje me kompani, e cila e ka koll qendrën për dhënien e dokumenteve personale. Kjo është një ide e mirë, e cila funksionin në qytetet më të mëdha”, tha Spasovski dhe shtoi se grupi në MPB punon në analiza në drejtim të Ministrisë për ta marrë këtë aktivitet.

Theksoi se shumë para dhe mjete financiare derdhen në kompani private dhe shtoi se në bazë të analizave do të definohet mënyra dhe metoda adekuate si tërë ky aktivitet të ndërmerret nga MPB-ja.

“Pajtohem edhe keni të drejtë se në atë pjesë ka papërshtatshmëri. Ka qytete në të cilat nuk ka njerëz dhe mund menjëherë të merren pasaportat, por duhet të kenë termine”, shtoi Spasovski.

Në periudhën verore jepen 1.200 deri në 1.500 pasaporta, ndërsa nevojat janë rreth 2.500. Spasovski tha se qëllimi i analizave është që të bëhet sistem konzistent, efikas dhe i shpejtë që do t’u mundësojë qytetarëve shpejtë të shërbehen.

Ministri i Punëve të Brendshme shtoi se punohet në mundësinë që pasaportat të dorëzohen personalisht në adresë të shtëpisë, me qëllim që qytetarët të mos humbin kohë për të shkuar deri tek Sektori për punë adrministrative. Përmes konsultimeve, plotësoi, bëhen tentime për lehtësimin e procedurës për dhënien e pasaportave në Përfaqësitë diplomatike konsuulore (PDK).