Spasovski: Rreth 100 mijë qytetarë të do të fitojnë kartelë pagesore në vlerë prej 9000 denarë për produkte dhe shërbime vendore

Kryeministri teknik i Qeverisë, Oliver Spasovski në konferencën e sotme tha se do të ndahen nga 9000 denarë në kartela pagesore për të gjithë personat e papunë, kërkues të punës që nuk kanë mbi 15.000 denarë të ardhura mujore si dhe shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale.

Marketing

“Vendosim kartela pagesore për qytetarët, për konsumim më të madh dhe zhvillim të veprimtarive ekonomike të Maqedonisë. Në radhë të parë rreth 100 mijë qytetarë të vendit tonë do të fitojnë kartelë pagesore në vlerë prej 9000 denarë për produkte dhe shërbime vendore. Kjo masë është e disponueshme për të gjithë personat e papunë, kërkues të punës që nuk kanë mbi 15.000 të ardhura mujore si dhe shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale. Me këtë masë forcohet konsumimi vendor me fokus shërbimet dhe produktet vendore, rriten pagesat jo në kesh dhe me këtë ulet ekonomia gri. Por parasegjithash rritet fuqia konsumatore e qytetarëve dhe lehtësohet jeta në kushte krize. Kjo kartelë pagesore mund të shfrytëzohet vetëm për kompani, produkte dhe shërbime vendore dhe në periudhë të caktuar prej 30 ditëve. Vlera e kësaj mase është 16 milion euro”, deklaroi Spasovski,

Marketing