Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se nëpër institucionet shtetërore ende ka forca sipas tij destruktive që dëshirojnë që ndikojnë negativisht në rezultatin e referendumit. Spasovski tha se asnjë nga këta persona që mendojnë se janë mbi ligjin, nuk do të shpëtojnë pa u përgjigjur para organeve kompetente, nëse me ose pa qëllim përziejnë profesionin e tyre me politikën.

Megjithatë, edhe pas zërave të ndryshme se edhe elementë policorë të politizuar tentojnë të mos përmbushin detyrat e ngarkuara, Spasovski tha se politizimi nuk do të gjejë vend në strukturat policore.

Por gjithmonë, në secilën kohë dhe në secilin institucion ka persona që mendojnë se janë më të rëndësishëm se sistemi. Po ua përcjell një mesazh të gjithë atyre që, askush, duke u nisur prej vetes e deri tek pjesëtari i fundit i Policisë së Maqedonisë nuk është më i rëndësishëm se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Gjithkush që është i mirë dhe profesional do e fitojë shansin në MPB, ndërsa gjithkush që nuk do të sillet në mënyrë profesionale do të merr dënimin e mëritur- tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Lidhur me dyshimet se ata që janë pozicionuar kundër referendumit mund të tentojnë të prodhojnë incidente, qoftë edhe me mjetet e tyre apo të mbështetura nga strukturat e huaja, Spasovski largoi dilemat për kyçjen e tyre në procedurën e referendumit. Ai tha që Maqedonia është e sigurt nga ndikimet e shteteve të huaja dhe se institucionet shtetërore që janë të angazhuara për zbatimin e referendumit, nuk do e lejojnë një gjë të tillë.

Politikanë, subjekte dhe OJQ kanë të drejtën për qëndrimet e tyre në lidhje me referendumin, megjithatë patjetër ta dini edhe ju edhe opinioni se gjendemi para një momenti historik, që shansin që e kemi si qytetarë të RM-së që të ndihmojmë në integrimin tonë në NATO dhe BE është shumë më i fortë se cilido njeri që dëshiron për arsye personale egoistike që të ju kundërvihet qytetarëve të Maqedonisë. Me institucione funksionale dhe me forcën e qytetarëve Maqedonia me të vërtetë do i bëj realitet qëllimet e saja- pohoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski tha se MPB-ja do të angazhohet dhe përkushtohet për sigurinë dhe lirinë e qytetarëve në referendum. Sipas tij, gjithë të përfshirit në këtë proces që do të tregojnë sukses, do marrin ngritjen e duhur ndërsa ata që do të veprojnë jashtë ligjit, do të marrin dënimin e merituar.