Spasovski: Të zgjedhim integrimin, të mos lejojmë izolimin (VIDEO)

Si pjesë e koalicionit “Bashkë për Maqedoninë evropiane”, Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Oliver Spasovski ishte në takim në komunën e Gjorçe Petrovi ku u takua me qytetarët e kësaj komune.

Marketing

Në takim me qytetarët janë prezantuar përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe NATO duke potencuar stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Në Shtëpinë e Kulturës në Gjorçe Petrov u mbajt tribunë qytetare, ku u debatua për mundësinë historike në të cilën gjendet Maqedonia si dhe çka paaraqet hyrja e Maqedonisë në NATo dhe BE për qytetarët dhe për shteti,

Spasovski tha se Maqedonia tashmë është vendosur në hartën e botës, me identitet të ruajtur dhe e barabartë me të gjitha shtetet tjera.