Spasovski: Zgjedhjet kaluan qetë, pa incidente serioze

Procesi i votimeve sot është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa shkelje serioze të rëndit dhe qetësisë publike. Sipas ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë ditës së sotme janë regjistruar katër raste ku janë fotografuar fletëvotimet, me cka votuesit janë arrestuar.

Marketing

“Po ashtu në Novaci është regjistruar dhe thyerje e një kutie votimi, nga një person i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Në fshatin Kuçicino është regjistruar se një person, së bashku me kandidatin për kryetar shteti, ka shpërndarë material reklamues. Për këtë çështje është njoftuar edhe Prokuroria Publike”, njoftoi Spasovski, në konferencën për shtyp.

Ndryshe, sipas MPB-së, nëse këto zgjedhje presidenciale krahason me zgjedhjet komunale të vitit 2017 , atëherë është shënuar rënie për pesë herë e incidenteve të denoncuara nga qytetarët.

Marketing