Spasovski:Besoj se VMRO-DPMNE do të propozojë kandidat të ri për MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili për dy ditë duhet ta ndërmarrë funksionin e kryeministrit në qeverinë teknike para mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë vizitës së sotme në Tetovë shprehu bindje se opozita do të propozojë kandidat të ri i cili do ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në pyetjen e gazetarëve nëse pret propozim të ri nga opozita ai u përgjigj me konfirmim.

Marketing

“Mendoj se atë do ta bëjnë dhe së bashku do të hyjmë në atë qeveri teknike e cila duhet t’i kryejë të gjitha këto procedura deri në zgjedhje. Jemi të gatshëm për të vazhduar me dinamikë të tillë dhe me përkushtim të punojmë për qytetarët në periudhën parazgjedhore, sepse Maqedonia nuk guxon të lejojë të ndërpriten projekten dhe të ketë ngecje në reforma. Në të kundërtën duhet në mënyrë energjike, fuqishëm të shkojmë përpara për shkak të qytetarëve dhe të ardhmes të Republikës të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta do të pranohet propozimi i tanishëm i VMRO-DPMNE-së opozitare për ministër të Punëve të Brendshme, Spasovski porositi se duhet të respektohet Kushtetuta.

“Qëndrimi se duhet të respektohet Kushtetuta është qëndrim që nuk mund të ndryshohet dhe atë duhet ta respektojnë të gjithë. Qeveria do të funksionojë nga momenti kur do të zgjidhet, ndërsa ajo duhet të ndodh më 3 janar, sepse zgjedhjet do të jenë më 12 prill”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski në ditën e parë të vitit të ri 2020 ka marrë pjesë në promovimin e objektit të ri në Repartin policor Kamenjan, të Tetovë, si dhe në objektin e renovuar të Stacionit policor të Tetovës për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë.