Spastrimi i gjyqësorit, Mustafa: Jemi gati për fillimin e procesit

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor shprehen të gatshëm të fillojnë spastrimin e gjyqësorit këtë vit ku në këtë proces do të përfshihen të gjithë gjykatësit. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2, anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Musatafa, sipas të cilit nuk ka mëdyshje se përmes zbatimit të metodologjisë së re të vlerësimit të punës së gjykatësve do të menjanohen problemet në gjyqësor.

Marketing

“…Gjykatësit do të kenë vlerësim kualitativ dhe kuantitativ. Kualitativ do të vërehen kualiteti i lëndëve të punuara, ndërsa aspekti kuantitativ a e ka arritur normën e lëndëva të cilat duhet ti plotësojë brenda muajit të caktuar gjykatësit, dhe në bazë të kësaj ata do të kenë një numër të caktuar të pikëve i cili maksimum do të jenë 120 pikë dhe në bazë të atyre pikave do të shërbejnë si pikë fillestare në qoftë se i njëjti gjykatës aplikon në përzgjedhjen në gjykatën më të larta..” – tha Milazim Mustafa, Anëtar në Këshillin Gjyqësor.

Këshilli Gjqyësor ende nuk i ka formuar dhe përzgjedhur anëtarët dhe komisioniet e veçanta të cilët do të vlerësojnë punën e gjykatësve, por sistemi është i tillë që gjykatësitë e gjykatave më të larta t’i vlerësojnë gjykatësitë e gjykatave më të ulëta.

Vlerësimi do të bëhet për çdo katër vjet, ndërsa pikat e fituara në këto vlerësime do të luajnë rol kyç për të avancuar në të ardhmen, sqaron Musatafa.

“…Pas vlerësimit të realizuar nuk është se atuomatikish do të shkarkohen gjykatësit të cilët kanë marr më pak pikë, por ato do të llogariten si gjykatës jo të sukseshëm, dhe në ndonjë avancim të ardhshëm ku do të hapen konkur për shembull në Gjykatën e Apelit ose Supreme, faktikisht pikat e tij do të jenë pengesë që ai të avancohet më tepër…” – deklaroi Mustafa.

Mustafa poashtu shpreh pakënaqësi nga mënyra e procesuimit të lëndëve të ish-PSP-së, që edhe pas disa viteve, disa prej tyre ende nuk kanë vendime gjyqësore.

“…Sinqerisht nuk jemi të kënaqur mendojmë se gjykatat tona nuk kanë treguar kapacitet të mjaftueshëm për ballafaqimin me rastet e tilla të mëdha dhe mendojë se në të ardhmen duhet ndoshta të jemi më tepër të koncentruar në parapërgaditjen dhe krijimin e kushteve më të mira për ballafaqim me raste të tilla të mëdha ku ndoshta paraqiten me dhjetra avokatë dhe të akuzuar…” – theksoi Mustafa.

Musatafa poashtu tha se brenda një muaji do të prezantohet edhe raporti vjetor i kontrolleve të gjykatave dhe rishikimi i lëndëve gjyqësore gjatë vitit të kaluar që kishte të bëjë me vjetërësimin e lëndëve gjyqësore dhe funksionimin e gjykatave në përgjithësi.

Marketing