SPB-Tetovë: 12 persona kanë shkelur orën policore

Nga ora 07:00 e premte deri në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm, SPB-Tetovë ka regjistruar 12 raste të mosrespektimit të masës për lëvizje të kufizuar në rajonin e gjerë të Tetovës. Të gjithë u arrestuan në stacionin policorë ku u dhanë kallëzime penale për kryerjen e veprës penale “mos veprimit në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

Marketing

“Nga 12 personat që nuk respektuan orën policore, është një person mbi 65 vjeç dhe një i mitur. Personat janë kapur në qytetin e Tetovës, si dhe në Jegunoc dhe Strimnicë”, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski.

Marketing